Mirësevini në faqen tonë “Me dy gjuhë”! Bëhet fjalë për një organizatë “degë” të shërbimit informativ Bilingualism Matters Universitetit të Edinburgut. Përgjegjëse për të është pedagogja Antonella Sorace, e cila njihet ndërmjet studiuesve më të njohur mbi dygjuhësinë në botë. Përgjegjëse për shërbimin “Me dy gjuhë” në Greqi është pedagogja Ianthi-Maria Cibli, e cila dallohet për punën e saj në çështjet e përvetësimit gjuhësor.

Greqia si nje shoqëri shumëgjuhëshe

Edhe pse në shumë vende është mjaft e zakonshme që një fëmijë të flasë më shumë se një gjuhë, në Greqi vetëm kohët e fundit përjetuam dygjuhësinë dhe shumëgjuhësinë. Në Greqi dygjuhësia rrjedh nga dy shkaqe kryesore: (a) fëmijët që vijnë nga martesa të përziera ku një prind flet një gjuhë tjetër nga ajo greke dhe (b) fëmijët që vijnë nga familje emigrante. Një grup tjetër (më i vogël) janë fëmijët me prindër grekë, por që, duke ditur të mirat e dygjuhësisë, i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollat dygjuhëshe (p.sh. në shkollat frënceze, angleze, gjermane etj.)

Sipas të dhënave të fundit, numri i fëmijëve dygjuhësh në Greqi kalon 10% të numrit të përgjithshëm të nxënësve. Pothuajse në çdo klasë mësojnë 1-4 fëmijë dygjuhësh të kombësive të ndryshme (kryesisht shqiptarë, rus, turq, rom). Në vitet 2002-03 numri i nxënësve dygjuhësh ishte 96,526 (2004:58), ndërsa gjuha e parë e folur prej tyre në shtëpi mbulon një sërë vendesh të tjera origjine (siç shihet nga vëndet e treguara në skemën e mëposhtme) (2004:29).

Të qenit relativisht një fenomen i ri dhe mungesa e njohurive mbi dygjuhësinë, shpesh çojnë në paragjykime dhe reagime negative ndaj rritjes së një fëmije me dy gjuhë. Për fat të keq, disa herë dygjuhësia mendohet si një situatë që ngatërron fëmijën, si një situatë të ndryshme nga ajo normale. Qëllimi i shërbimit “Me dy gjuhë” është t’i ndihmojmë të gjithë me informacione të vlefshme për dobitë e dygjuhësisë dhe të inkurajojmë familjet, arsimtarët dhe institucionet për të mbështetur zhvillimin dygjuhësh ose dhe shumëgjuhësh të fëmijëve tanë.

http://diversity.commedia.net.gr/files/statistics/statistika_dedomena_gia_metanastes_sthn_ellada.pdf 

Dygjuhësia është e dobishme

Studimet kanë treguar se dygjuhësia ndihmon në zhvillimin pozitiv të fëmijëve. Fëmijët që ekspozohen mes gjuhëve të ndryshme e kanë më të lehtë të njohin dhe të kuptojnë kultura të ndryshme. Pra, familjarizohen me mënyra të ndryshme të të menduarit dhe kuptojnë më lehtë mendimin e “tjetrit”. Gjithashtu, është vërtetuar shkencërisht se fëmijët dygjuhësh kanë rezultate më të mira në testet me “përzgjedhje” dhe në temat që kërkojnë vëmendje. Shpesh, ata janë lexues më të mirë dhe në përgjithësi mësojnë lehtë gjuhë të huaja. Pra, dygjuhësia nuk është vetëm ‘dy gjuhë’, por shumë më tepër!

Megjithatë, avantazhet e dygjuhësisë rrezikojnë të shndërrohen në disavantazhe kur shkolla greke nuk arrin të trajtojë siç duhet diversitetin në klasë. Të gjithë sëbashku përpiqemi të ndryshojmë kushtet ekzistuese nëpërmjet programeve si: Arsimimi i Nxënësve të Huaj dhe të Riatdhesuar, Arsimimi i Fëmijëve të Komunitetit Mysliman në Thrakë, programi për Arsimimin e Fëmijëve Roma si dhe programi për Arsimimin e Homogjenëve. Gjithashtu, ka shumë institucione publike (siç është Qendra e Gjuhës Greke si dhe Instituti i Përpunimit të Fjalës), por dhe organizata jofitimprurëse, si “Polidromo: Grupi dhe Revista për Dygjuhësinë dhe Shumëkulturën në Arsim dhe në Shoqëri”, që punojnë në mënyrë sistematike në hetimin e nevojave në fushën e gjuhësisë dhe përhapjen e njohurive shkencore në të. Së fundi, një rrjet i gjerë organizmash merret me çështje që u interesojnë njerëzve shumëgjuhësh në Greqi (si p.sh.: Forumi Grek i Emigrantëve, OJQ të shumta, por dhe Faqja Elektronike Evropiane për Integrimin Shoqëror në Greqi, si dhe shumë të tjerë).

Lexoni më shumë (artikuj nga revista shkencore dhe botime gazetash jashtë vendit për dobitë e dygjuhësisë) këtu.